Djersiteni tepër? Ja disa prej sëmundjeve që e shkaktojnë
Djersitja si çdo proces që kryen organizmi është gjithashtu shumë normale dhe e nevojshme për trupin.
Dihet që gjatë stinës së nxehtë trupi djersit më shpejt dhe më shumë, për shkak të përballjes me temperaturat e larta.
Në shumë raste kjo është diçka normale që ndihmon nxjerrjen e toksinave jashtë trupit.
Gjithsesi edhe ky proces nëse fillon e ndodh vazhdimisht, përveçse i dëmshëm mund të kthehet në një bezdisje të madhe.
Shenjat më të vogla të djersës fillojnë e duken mbi rroba, duke krijuar një ndjenjë parehatie të vazhdueshme.
Ka disa shkaqe mjekësore përveç vapës së tepërt se përse trupi reagon në këtë mënyrë.
Në këtë artikull AgroWeb.org, ju tregon disa prej tyre dhe se çfarë simbolizojnë ato në shëndetin e trupit.
Tiroidja hiperaktive
Kur tiroidja e mbi prodhon hormonin e saj, metabolizmi juaj fillon e përshpejton proceset e tij.
Në këtë mënyrë ju filloni dhe djersitni pa pushim, prandaj nëse ndjeni djersitje të mëdha pa shkak faji mund të jetë i tiroides.
Sëmundjet kronike
Sëmundjet kronike të zemrës apo mushkërive mund të bëhen shkak për djersitjen e tepërt.
Kjo sepse trupi ka vështirësi në funksionimin normal të tij, duke krijuar kështu faza djersitje të mëdha.
Hiperhidroza
Një nga diagnozat më të zakonshme kundër djersitjes së tepërt është hiperhidroza.
Një çrregullim që shkakton mbiprodhim të djersës dhe aktivizon gjëndrat e djersitjes.
Në botë rreth 15 milion njerëz vuajnë nga hiperhidroza.
Njerëzit e prekur nga kjo sëmundjet kanë sasi të mëdha djerse zakonisht në duar, këmbë dhe fytyrë.
Ushqimet e duhura
Një nga mënyrat më të mira për të shmangur këto probleme sipas mjekëve është stili i jetesës dhe konkretisht të ushqyerit.
Kjo këshillë vjen krahas trajtimeve mjekësore, ilaçeve apo kurave të ndryshme të cilat janë individuale në çdo rast.
Perimet
Mund të zgjidhni të gjitha perimet jeshile dhe të pasura me ujë pasi mbajnë trupin të hidratuar dhe bëjnë që metabolizmi të funksionojë më qetë.
Ndër të zgjidhni lakrat, spinaq, brokoli, patëllxhanët apo lulelakrat.
Kalciumi
Ushqimet me kalcium janë gjithashtu një metodë e mirë për të mbajtur djersën larg.
Të pasura me këtë proteinë janë kryesisht prodhimet e bulmetit, pra qumështi dhe djathi me nënproduktet e tyre.
Kalciumi ndihmon në rregullimin e temperaturës së brendshme të trupit dhe për rrjedhojë edhe me djersitjen e tepërt.
Vaji i ullirit
Edhe vaji i ullirit funksionon si një mënyrë e mirë për të rregulluar temperaturën e trupit dhe për të qetësuar metabolizmin.
Ndaj vendoseni të parin në listën e ushqimeve dhe vajrave tuaj të preferuar.