Djokoviq: Federeri dhe Nadali kishin pika të dobëta, ndërsa Alcaraz është i kompletuar
Novak Djokoviq nuk e ka kaluar ende zhgënjimin e pësuar nga humbja e finales së grand slam të Wimbledon, ku u mund 3-2 në finale nga spanjolli Carlos Alcaraz.
Serbi ka vendosur të mos luajë në turneun Masters të Toronto, për t’u paraqitur në atë të Majemi dhe më pas në US Open. Duke folur për rivalitetin me Alcaraz, tenisti ballkanas shprehet: “E dija që në fushat me dhe niveli i tij ishte rritur ndjeshëm, por më befasoi me nivelin e tij edhe në fushat me bar. Të gjithë u befasuam. Nuk kishte arritur shumë fitore aty, por këtë vit fitoi si në Queen’s ashtu dhe në Wimbledon”.
“Mendoj se fitorja në Queen’s e ndihmoi shumë për t’u përgatitur për Wimbledon. Pavarësisht kësaj, ai po luan një tenis të jashtëzakonshëm në të gjitha sipërfaqet dhe e meriton të jetë numri 1 në botë”, u shpreh Novak Djokoviq. Serbi ka bërë edhe një krahasim të 20-vjeçarit spanjoll me rivalët e tij të përhershëm, Federer e Nadal.
“Njerëzit e kanë thënë që ai është një miks i ne të treve. Mendoj se ka marrë më të mirën nga ne. Ka një rezistencë mendore të admirueshme. Ka një mentalitet spanjolli, si ajo e Nadalit që kemi parë në gjithë këto vite”, ka shtuar Djokoviq.
“Federeri e Nadali kanë pika të dobëta në lojën e tyre, ndërsa Alcaraz i kompletuar. Ka një aftësi të jashtëzakonshme për t’u adaptuar dhe mendoj se do të ketë një karrierë të gjatë dhe të mbushur plot me suksese, në të gjitha sipërfaqet”, ka deklaruar Djokoviq.