Djokoviq: Nuk jam kundër vaksinimit, por jam gati të heq dorë nga trofetë për të respektuar të drejtën time
Në një intervistë për BBC, tenisti serb Novak Djokoviq ka shpalosur idetë e tij në lidhje me çështjen e vaksinës anti-Covid. Ai ka konfirmuar se nuk e ka kryer vaksinën dhe se nuk do ta kryejë asnjëherë atë. Djokoviqi është gati të heqë dorë nga trofetë për të respektuar të drejtën e tij.
“Nuk jam një person kundër vaksinimit, por jam gati të heq dorë nga trofetë për të respektuar të drejtën time. Ky është një çmim i lartë për t’u paguar, por gjithnjë kam mbrojtur të drejtën e zgjedhjes se çfarë do të fus në trupin tim”, u shpreh Novak Djokoviq, numri 1 në botë për meshkuj. Ai deklaroi se është gati të heqë dorë edhe nga Roland Garros e Wimbledon nëse ata do ta bëjnë të detyrueshme vaksinën për të marrë pjesë.
“Trupi im, shëndeti im është më i rëndësishëm se çdo trofe. Unë nuk jam kundër vaksinës dhe e vlerësoj punën e madhe që bëhet për t’i dhënë fund pandemisë”, ka deklaruar Djokoviq.