
Djokoviq pëson humbje nga 19-vjeçari Mensik në Mefinalen e turneut Masters në Majemi
Tenisti 19-vjeçar çek, Jakub Mensik, fitoi turneun Masters 1000 të Majemi, suksesi i parë në karrierë në një turne të madh.
Në finale ai mundi 2-0 serbin Novak Djokoviq (7-6, 7-6) pas më shumë se dy orësh lojë.
Një rezultat surprizë, pasi teksa të gjithë prisnin triumfin numër 100 në karrierë për Djokoviq, por ishte Mensik, numri 54 në botë, që fitoi.
Ai arriti të tregojë pjekuri dhe qetësi në “tie break”, në të dyja setet.
Mensik u mbështet në lojën e tij të zakonshme të bazuar në shërbime të forta.
Djokoviq u përpoq të përdorte të gjithë repertorin e tij të jashtëzakonshëm, por nuk ia doli dot mbanë.
Më pas, në fazat vendimtare të setit të dytë, ai pati një rënie fizike, që ishte fatale për 38-vjeçarin.
Për çekun ky është triumfi i karrierës, pasi kurrë më parë nuk kishte fituar ndaj Djokoviq, duke ngritur lart një trofe prestigjioz.