Djokoviqi në gjysmëfinale, Wimbledon dhuron surpriza te femrat

12 korrik 2023 | 13:23

Janë përcaktuar gjysmëfinalistë e parë në Grand slam e Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar në tenis. Te meshkujt nuk ka pasur surpriza, teksa serbi Novak Djokoviq, kampioni në fuqi, fitoi 3-1 me përmbysje ndaj rusit Andrey Rublev.

Numri dy në botë gaboi shumë në setin e parë, por më pas ndryshoi strategji dhe nuk e vuri në diskutimin fitoren. Përballë Djokoviq, në gjysmëfinale do të jetë italiani Jannik Sinner, numri tetë në botë, që mundi 3-1 një tjetër rus në çerekfinale, Roman Safiullin.

Te femrat, në ndeshjet e para çerekfinale nuk kanë munguar surprizat, siç është eliminimi i numrit 1 në botë Iga Swiatek. Tenistja polake u mund 2-1 nga rivalja ukrainase Elina Svitolina, një sfidë shumë e ekuilibruar, por në fund diferencën e bëri qetësia tentistja ukrainase. Kjo humbje rrezikon kreun e renditjes botërore për Swiatek.

Në gjysmëfinale shkoi edhe tenistja çeke Marketa Voundrousova, teksa mposhti po 2-1 rivalen amerikane Jessica Pegula, numrin 4 në botë, duke befasuar të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëdhënia e Beyonce me vëllain e saj nga babai, Nixon…