Djokoviqi rrezikon të zbresë nga froni pas mungesës në Australian Open
20 janar 2022
| 16:13
Mungesa në grand slam të Australian Open mund t’i kushtojë shumë tenistit serb Novak Djokoviq, që rrezikon të humbasë kreun e renditjes botërore. Ai është kampion në fuqi në këtë turne, por për shkak të përjashtimit nga Australia,
Djokoviq (i pavaksinuar) nuk mund ta mbrojë këtë titull. Ndaj, si pasojë e pikëzimit, ai do të humbasë 2000 pikë. Kjo mund të çojë në rrëzimin e tij nga froni në rast se këtë turne e fitojnë numrat 2 dhe 3 në botë, respektivisht rusi Daniil Medvedev e gjermani Alexander Zverev, që në këtë rast do të fitonin 2000 pikë.
Kjo gjë mund të ndodhë zyrtarisht në mesin e shkurtit, pasi vjet Australian Open u shty dy javë për shkak të pandemisë