DKA mban takim punë me drejtorët për testin PISA 2018
Drejtoria Komunale e Arsimit Prishtinë ka mbajtur të premten takim pune me koordinatorët dhe drejtorët të shkollave për organizimin dhe mbarëvajtjen e testit Pisa 2018.
Me këtë rast, Drejtori i Arsimit, Jonuz Salihaj, ka kërkuar mobilizimin e të gjithëve, duke filluar nga MAShT-i, zyrtarët e DKA-së, drejtorët e deri të prindërit dhe nxënësit, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira në testin PISA 2018.
“PISA të jetë temë e përditshme e diskutimit në shkollat tuaja, kërkoj nga ju që në ditët që kanë mbetur të bashkëpunoni ngushtë me institucionet relevante të emëruar kohë më parë për organizimin e testit PISA 2018. Nxënësit tanë në këtë test nuk e përfaqësojnë vetëm veten e tyre, por e përfaqësojnë vendin me rezultatet që arrijnë”, ka thënë Salihaj.
Testit PISA 2018 do t’i nënshtrohen dymbëdhjetë shkolla të mesme dhe tetë shkolla fillore të Prishtinës, si në vijim: Shkolla të mesme:
– SHML “Xhevdet Doda”
– SHML “Eqrem Çabej”
– SHML “Sami Frashëri”
– SHML “Ahmet Gashi”
– SHML “Gjimnazi Matematikor Specialistik”
– SHML “Alauddin”
– SHMEJ “Hoxhë Kadri Prishtina”
– SHML “28 Nëntori”
– SHML “Gjin Gazulli”
– SHML “Abdyl Frashëri”
– SHML “Dr. Ali Sokoli”
– SHML “Shtjefën Gjeçovi”
– SHFMU “Elena Gjika”
– SHFMU “Asim Vokshi”
– SHFMU “Emin Duraku”
– SHFMU “Ismail Qemali”
– SHFMU “Nazim Gafurri”
– SHFMU “7 Marsi”
– SHFMU “Nënë Terezë”
– SHFMU “Shkollë e Gjelbër”