DKRS në Rahovec, shpall konkurs për krijimtari letrare
Bazuar në vendimin nr. 1427 të datës 30.04.2019 të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, për themelimin e çmimit letrar “Sulejman Krasniqi”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport shpall:
KONKURS PËR KRIJIMTARI LETRARE
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, me synim të nxitjes së krijimtarisë letrare – artistike, fton krijuesit nga komuna e Rahovecit që të konkurrojnë me punimet e tyre letrare – artistike, në kuadër të shënimit të Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”.
Vlerësimi bëhet nga njohës të fushës, (juria profesionale), të cilët do të bëjnë edhe përzgjedhjen e krijimeve më të mira letrare.
Fituesi i çmimit letrar “Sulejman Krasniqi” shpërblehen me shumë të caktuar monetare, ndërsa rezultatet e konkursit publikohen më 7 dhjetor 2021, me rastin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec.
Për të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs, Komuna e Rahovecit do të ndajë mirënjohje me qëllim të pasurimit të kulturës me krijime letrare. Konkursi ka për qëllim që të nxisë shoqërinë në Komunën e Rahovecit që të meren me poezi dhe krijimtari letrare dhe në të njëjtën kohë t’iu krijojë mundësi për promovimin e krijimtarisë së tyre.
Punimi letrar (prozë apo poezi) nuk preferohet të jetë më i gjatë se 4 faqe të formatit A4.
Punimet dorëzohen në kopje fizike (tri kopje) në zarf të mbyllur dhe me shifër.
Afati për dorëzimin e punimeve do të jetë nga data 10 nëntor 2020 deri me datë 2 dhjetor 2020.
Përshkrimi: Për Çmimin letrar “Sulejman Krasniqi”.
Adresa: Komuna e Rahovecit Rr. “Tetë Dëshmorët e Pashtrikut” p.n, sporteli Nr. 7.