
DMX anulon koncertet dhe i rikthehet rehabilitimit
15 tetor 2019
| 11:45
Reperi 48-vjeçar Earl Simmon, i njohur si DMX, ka bërë me dije përmes “Instagram”-it se i ka anuluar koncertet e ardhshme. Në angazhimin e tij të vazhdueshëm për ta vendosur në prioritet familjen dhe të qëndruarit esëll, DMX e ka regjistruar veten në një institucion rehabilitimi. Ai ka kërkuar falje për koncertet e anuluara dhe i ka falënderuar fansat për mbështetjen e vazhdueshme. DMX ishte planifikuar të performojë në festivalin Rolling Loud në Nju Jork.