DnV: Deri në orën 16:00 kanë votuar 35% e qytetarëve në veri
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, e cila po vazhdon vëzhgimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat veriore, ka vlerësuar se po vazhdon të zhvillohet i qetë.
Deri në orën 16:00, sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, për të votuar kanë dalë rreth 35% e të gjithë votuesve me të drejtë vote.
Sipas DnV-së, dalja e votuesve sipas komunave ka qenë: Zubin Potok (39%), Zveçan (38%), Leposaviq(34%) dhe Mitrovicë e Veriut (33%).
Parregullsitë më të shpeshta që po e përcjellin procesin e votimit në terren deri në orën 16:00, sipas DnV-së janë:
-Votimi familjar i evidentuar në 23 vendvotime, në katër komunat ku po mbahen zgjedhjet.
-Ankesa lidhur me Listën e Votuesve janë raportuar në 6 raste.
– Votimi jashtë kabinës, është vërejtur në pesë raste.
-Tentime për të votuar më shumë se një herë (votimi i dyfishtë), janë evidentuar në dy raste.