DnV: Incidentet në Mitrovicë e Skenderaj, të papranueshme

02 shkurt 2021 | 14:05

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV) ka shpalosur planin për monitorimin e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ky koalicion në një konferencë për medie u ka bërë thirrje partive politike që të bëjnë fushatë të qetë dhe në frymë konkurruese.

Eugen Cakolli nga DnV-ja ka përmendur “incidentet” e ndodhura së fundmi në Mitrovicë dhe Skenderaj.

“Në këtë drejtim DnV vlerëson edhe incidentet e ndodhura së fundmi veçanërisht gjatë vizitës së ushtrueses së detyrës së presidentes dhe kandidatit të subjektit politik, Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër të vendit ku gjatë një aktiviteti të zhvilluar në pjesën veriore të vendit por edhe në komunën e Mitrovicës së jugut dhe po ashtu aktivitetin e djeshëm të këtij subjekti në Komunën e Skenderajt ka pasur incidente të cilat ne si Demokraci në Veprim i vlerësojmë si krejt të papranueshme dhe të dënueshme sipas dispozitave ligjore”.

“Kërkojmë që subjektet politike pavarësisht etnisë apo orientimit të tyre politik tu garantohet e drejta e lëvizjes së lirë në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe të kenë mundësi që përmes shpalosjes së parimeve ose orientimeve programore të tyre të zhvillojnë fushatën e tyre të qetë”, ka thënë Cakolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku tre persona janë vrarë nga një valë e…