DnV-ja kërkon përmbajtje deri në shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ-ja

14 nëntor 2021 | 19:42

Pas mbylljes së vendvotimeve, procesi i sotëm i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë por me pjesëmarrje më të ulët të qytetarëve në zgjedhje krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Sipas DnV, gjatë tërë ditës së votimit, është regjistruar një trend përgjithësisht linear i pjesëmarrjes në votime, pa ndonjë fluks të theksuar të votueseve në qendra të votimit. Respektimi i masave mbrojtëse kundër Covid 19 ka qenë i mangët, sidomos nga votuesit në zonat rurale, por duke mos përjashtuar edhe stafin zgjedhor.

“Në pritje të fillimit të procesit të numërimit, DnV bën thirrje për kujdes dhe vëmendje të shtuar nga ana e stafit zgjedhor për të garantuar reflektim të drejtë të vullnetit qytetar. Po ashtu, ftojmë subjektet politike dhe mbështetësit e tyre që të mos shpallin fitoret eventuale bazuar në burime jozyrtare, por të presin shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ-ja”, thuhet në njoftimin e DnV-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e të dhënave…