DnV: Javën e tretë të fushatës pati shtatë raste të pjesëmarrjes së fëmijëve në tubime
Viloeta Haxholli nga Demokracia ne Veprim ka thënë se në javën e tretë të fushatës zgjedhore është rritur numri i pjesëmarrjes së organizuar të fëmijëve në tubime të partive politike.
Në një konferencë për media, ajo ka treguar se sa raste i kanë vërejtur në terren.
“Fatkeqësisht gjatë kësaj jave kemi pasë më shumë raste të pjesëmarrjes të organizuar të nxënësve, që gjithashtu është një praktikë në kundërshtim me legjislacionin. Vëzhguesit e Demokracia në Veprim vetëm kësaj jave kanë raportuar deri në 7 raste të reja, nëpër aktiviete të zhvilluara pothuajse nga të gjitha partitë politike pa dallim”, ka thënë Haxholli.
Haxholli, me tej ka theksuar: “Është përkeqësuar në javën e tretë të fushatës gjuha e urrejtjes dhe nxitëse, vëzhguesit e DnV-së vetëm këtë javë i kanë vërejtur deri në 48 raste të gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes”