DnV: Procesi i numërimit në Istog është përmbyllur në mënyrë të rregullt
Demokracia në Veprim (DnV) ka vëzhguar edhe procesin e numërimit të votave në 43 vendvotime në Komunën e Istogut, ku është rivotuar për kryetar të Komunës. Sipas DnV-së, gjatë procesit të numërimit janë përfillur të gjitha procedurat e numërimit dhe gjithë procesi ka rrjedhur normalisht.
Vendimet për shpalljen e votave të pavlefshme DnV i cilëson si të drejta. “Përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre nuk i kanë kontestuar rezultatet në vendvotimet të cilat DnV i ka vëzhguar. Meqenëse numri i fletëvotimeve me kusht është më i lartë se sa diferenca e votave në mes të dy kandidatëve, DnV fton subjektet politike që të presin rezultatet zyrtare, të përmbahen nga festa dhe të presin numërimin e të gjitha fletëvotimeve”, thuhet në njoftimin e DnV-së.