DnV: Zgjedhjet e 14 shkurtit, në përputhje me standardet demokratike
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV) ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit janë organizuar në përputhje me të gjitha standardet demokratike.
Në një konferencë për medie, Eugen Cakolli nga DnV-ja ka përmendur edhe disa probleme të vogla që janë vërejtur në këtë proces zgjedhor, raporton “Epoka e re”.
“Zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit janë organizuar dhe zhvilluar në përputhje me të gjitha standardet demokratike. Dita e zgjedhjeve ka kaluar mirë pa dëmtim të integritetit zgjedhor, por është shoqëruar me disa probleme që po përsëriten vazhdimisht. Bazuar në rezultatet preliminare humbja e disa subjekteve politike të komuniteteve jo shumicë dhe fitorja e disa tjerave hedh hije për këtë proces, pasi votat e fituara janë në shpërputhje me komunitetin demografik që është në ato zona”, ka thënë Cakolli.