Do bëjmë gjithçka për ta fituar Ligën e Kampionëve

27 prill 2021 | 14:00

Ylli i PSG-së, Neymar ka thënë se prioritet për skuadrën franceze është Liga e Kampionëve. Braziliani ka premtuar maksimumin e të gjithëve për të fituar këtë trofe.

“E dimë që për PSG-në prioritet është Liga e Kampionëve. Do bëjmë gjithçka për ta fituar. Shumë gjëra ndodhen sezonin e kaluar, në nivelin teknik, jemi këtu për të vazhduar me fitore. Klubi është rritur shumë, është duke avancuar, është pjesë e 4-6 skuadrave më të mira në botë. Jemi në gjysmëfinale dhe do bëjmë çmos për ta fituar”, ka thënë Neymar.

“Prioriteti im është Liga e Kampionëve dhe jo Topi i Artë, nuk është prioritet në kokën time, dua ta fitojë këtë ndeshje, ta kem këtë trofe. Dua t’i ndihmoj PSG-së ta këtë trofeun. Manchester është skuadër shumë e vështirë, njësoi si Bayern, por ne do bëjmë gjithçka për ta fituar ndeshjen”, ka shtuar ai.

Lidhur me të ardhmen, Neymar ka deklaruar: “Nuk është vëmendja aty sot. Kam edhe dy vite kontratë, jam i lumtur që jam këtu, me shumë gjasa është sezoni që ndihem më i lumturi”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja e njohur e sportit në Itali, Diletta Leotta, është…