“Do burra dështak që nuk arritën mu bë deputet duan me u hakmarrë”
10 prill 2022
| 20:22
Analistja Donika Kadaj ka thënë se është rreshtuar në krah të kryetares së Preshevës dhe ka thënë se ata që mundohen ta rrëzojnë janë “humbësa”.
Kadaj shton se ishin ata që dështuan të marrin ulëse në Kuvendin e Serbisë, që tani po kërkojnë të hakmirren ndaj saj.
“Qysh bre do burra dështak që s’arriten me u bë deputet e nuk munden me u marrë vesh as midis tyre, tash duan me u hakmarrë te e vetmja grua kryetare në rajonin e afërt shqiptar. Po çfarë ju bëri ajo? Luzera të lodhët!”, shkruan ajo.
Ndryshe, nesër është thirrur një seancë për shkarkimin e kryetares Ardita Sinani në Preshevë nga opozita e cila pretendon se i ka votat e nevojshme.