Do habiteni/Greta Koçi e thotë një herë e mirë si e do burrin (FOTO)
30 shtator 2019
| 13:44
Ajo është një nga këngëtaret me të dashura të publikut, por gjithmonë ka qenë e rezervuar sa i përket jetës private, çka e ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut.
Teksa i është përgjigjur pyetjeve të fansave, këngëtarja më në fund ka treguar cilësitë që duhet të ketë bashkëshorti i saj i ardhshëm dhe e nis fjalinë duke thënë se e do shumë të pasur.
“Shumë të pasur, por nga mendja. Pasurinë e bëjnë njerëzit dhe aftësitë e tyre. Unë jam njeri që çmoj shumë zemrën, të qenurit njeri, çmoj shumë njerëzit punëtorë dhe të aftë në profesionet e tyre. Çmoj shumë njerëzit që të respektojnë dhe dinë të të duan pastër dhe pa interes. Pasuria në vlera monetare pa këto që ju përmenda për mua vlen 0”, përgjigjet Greta.