“Do i ishin shkundur themelet”, gazetaret komentojnë largimin e Melisës nga “Për’puthen”: Ka pasur frikë
Largimi i Melisës nga “Për’puthen” është komentuar sot në emisionin “Shqipëria Live”. Gazetarja e Top Channel, Adel Hysenllari, u shpreh se kur ajo u largua nga programi, nuk kishte atë shkëlqimin në sy që kishte gjithmonë.
“Melisa kishte diçka gjatë “Për’puthen Prime”, kishte një frikë. Ka pasur arsye që të frikësohej. Në momentin që Melisa është përballur me dy fotot, ka qenë shumë e frikësuar. Ka patur fytyrën e asaj vajzës që ka bërë faj. Kanë ndarë një natë bashkë”, tha ajo.
“Ka ndjerë një presion shumë të madh. Jam natyrë dyshuese gjithmonë. Dolën gjërat e vogla, që nëse nesër dalin të vërteta, do i ishin shkundur themelet Melisës. Tea u dënua për shkak të asaj që bëri, nuk ishte e sinqertë. Si pasojë Melisës ju desh ta bënte atë gjë. Nuk mund ta rrezikonte edhe më shumë veten e saj në vazhdimësi. Çfarëdo lloj kritike që t’i bënin, ajo shpërthente. Por pastaj qindori e heshtur”, tha Katerina.