”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Olta Gixhari e Milaim Zeka drejt Big Brother VIP
17 tetor 2024
| 19:07
Dy opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari e Milam Zeka, tashmë janë gati për shoun special televiziv që nga nesër rikthehet në Klan Kosova.
Në një video të publikuar, Olta konfirmon se veçse është nisur tashmë për në Kosovë, për spektaklin Big Brother VIP 3, sezon i cili premton dramë, argëtim e sfida unike.
”U nisëm ne. Jemi nisë një ditë para, nga qejfi”, shprehet Gixhari.
Më pas dëgjohet Milaim Zeka duke konfirmuar se do bëjnë të pamundurën që publikut t’i dhurojnë dinamika të reja.
”Do japim gjithë energjinë dhe shpirtin për Big Brother VIP Kosova”, shton Zeka, ndërsa shihet në automjet plot atmosferë bashkë me Gixharin drejt Prishtinës.