“Do martohem këtë verë më duket”, rrëfehet Aristela e “Për’puthen”: Dola vetëm, nuk ishin burra

27 qershor 2021 | 13:26

Edhe pse ka disa javë që “Për’puthen” ka mbyllur sezonin e dytë të saj, konkurrentët pjesëmarrës vijojnë që të tërheqin vëmendjen e të gjithëve me postimet që bëjnë në rrjetet sociale apo edhe me deklaratat nëpër intervista.

Një ndër to është edhe Aristela Leka, e cila nga emisioni i dashurisë doli vetëm. Ajo ka zbuluar së fundmi se çfarë raporti ka me Mevlanin, me të cilin është përfolur se është në një lidhje dashurie. Gjithashtu ka rrëfyer edhe pse nuk doli me një nga djemtë nga programi.

E ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, Aristela u shpreh se me Mevlanin ka vetëm raport shoqëror, asgjë më shumë.

“Unë e pëlqeja vërtetë Mevlanin në fillim, por jo nuk ka. Dhe ata që na njohin nga afër të gjithë e dinë e stërdinë, nuk e di kush i nxjerr këto llafe. Ne jemi takuar disa herë, por jo se ka pasur diçka. Ne jemi takuar kur ka kënduar ai nëpër koncerte”, u shpreh Aristela.

Kjo e fundit shtoi se doli vetëm nga programi se nuk ishin burra. “Kështu dukeshin nga larg, por nga afër nuk ishin burra. Me Princin komunikoj, për Blerimin s’dua të flas fare. Kur dolëm nga emisioni kishim ca mosmarrëveshje në fakt, ndoshta ishin të ndikuara nga të tjerët. Princi ndaj meje, jo unë ndaj Princit. Kam komunikim por jo lidhje”, u shpreh Leka.

Gjithashtu vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr edhe një video të postuar nga ajo në “Instastory”. Arsitela ndodhet në një makinë dhe në video shkruan: “Se çmë ka hip një nur, do martohem këtë verë më duket”, shoqëruar me emoji që qeshin.

“Do martohem këtë verë më duket”, rrëfehet

“Do martohem këtë verë më duket”, rrëfehet

“Do martohem këtë verë më duket”, rrëfehet

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia e siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian, pasi…