“Do ta jetësojmë vullnetin e popullit”: Mehmetaj e quan “analfabete” Albulena Haxhiun
“Analfabete”, “të padijshme” dhe “kokërr imbecili” e ka quajtur gazetari Lirim Mehmetaj, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila me t’u rrëzuar Ligji për Byron e Konfiskimit të Pasurisës së Papërligjshme sulmoi rëndë Gjykatën Kushtetuese duke u thirrur në “vullnet të popullit që do të jetësohet”.
“Është pikërisht e njëjta që bashkë me Kurtin thoshin se ‘populli nuk është ekspert’, por tash argumenton se Gjykata po dilka kundrejt ‘vullnetit të popullit’”, ka shkruar Mehmetaj në një reagim.
Postimi i plotë i Mehmetaj:
Albulena Haxhiu, një e padijshme deri në përmasa të pabesueshme, një analfabete që me Juridikun lirisht lidhë kurorë se gjë të përbashkët me të nuk ka, paska provuar ta arsyetojë shkeljen e rëndë që ia ka bërë Kushtetutës me ndërlidhje të gjyqtarëve të Gjykatës me strukturat e kaluara politike.
E njëjta e padijshme, e njëjta analfabete, thirret në vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin dhe gjithashtu e përgëzonte të njëjtën kur e shpalli jo kushtetuese zgjedhjen e një ish-kryeministri, tash ajo provon të baltosë të njëjtën meqë ia kanë provuar me dokument se është një kokërr imbecili.
Është pikërisht e njëjta që bashkë me Kurtin thoshin se “populli nuk është ekspert”, por tash argumenton se Gjykata po dilka kundrejt “vullnetit të popullit”.
Për ju që nuk keni pasur mundësi ta lexoni ligjin për Byron ai nuk ka qenë ligj për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, por tencë për të prodhuar arsyetim ligjor për përndjekje politike.
Ligji ( i Byrosë për konfiskim të pasurisë) që e ka nxjerr Qeveria ka kërku që barra e provës mos me ra mbi akuzuesin, po mbi të akuzuarin.
Pra jo Prokuroria me vërtetu se pasuria është e paligjshme, po personi me vërtetu që nuk është e tillë.
Gjithashtu, ka provu përmbysje të sistemit, ku nuk është kërku “dyshim i bazuar” për me fillu hetimet, por vetëm “vlerësimi i gjasave”.
Dhe në fund Gjykata nuk ka pas me të dënu sipas provave faktike, por që gjykata “beson që një gjë ka më shumë mundësi të jetë apo të ketë ndodhur se sa jo”.
Me pak fjalë ka qenë i projektum me bo përndjekje politike:
Ti je kundër qeverisë a?
Ani qe qeveria të akuzon, ta konfiskon pasurinë dhe në fund të dënon, jo se ka gjetë prova të pakontestueshme, porse ashtu beson se ka ndodhur.