“Do ta kisha vrarë”, Francesco Totti zbulon takimin e parë me Ilary: Më përplasi derën e “Ferrar”-i
Legjenda e Romës,Francesco Totti, ka festuar së fundmi 20-vjetorin e njohjes me bashkëshorten, Ilary Blasi.
Ish-kapitenit të Romës po i kushtohet një seria në “Sky Tv” dhe në episodin e katërt të tij flitet pikërisht për marrëdhënien e çiftit.
44-vjeçari kujton takimin e parë me moderatoren e njohur, i cili mesa duket nuk paska shkuar edhe aq mirë për të.
“Unë e çova Ilaryn për darkë tek Fungo, një restorant në katin e fundit të një kulle në Eur sepse vetëm ajo ishte hapur. Shkova ta merrja atë në shtëpi me një “Ferrari” dhe poshtë restorantit, ajo e hapi derën e saj dhe e përplasi shumë fort me murin.
Nuk reagova. Unë do ta kisha vrarë Ilaryn, por bëra sikur nuk ishte ndonjë problem i madh”, deklaron Totti.
Kuptohet se ish-sulmuesi ka qenë vërtet i dashuruar më të përpos problemeve me “Ferrar”-in dhe çifti e ka vërtetur lidhjen e tyre të ngushtë me kalimin e viteve.