‘Do ta përballoj dhimbjen’: Rrahman Jasharaj qan pas akuzave të rënda të Hoxhës së LV-së (video)
Pas akuzave të rënda të bëra nga Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, ka reaguar edhe Rrahman Jasharaj.
Ai ka treguar se akuzat e rënda të Hoxhës i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore.
Jasharaj në deklaratën e tij dhënë gazetës “Nacionale” është shfaqur jashtëzakonisht shumë emocional, veçanërisht kur i duhet të flas për fëmijët e tij.
“Që nga fëmijëria kur jam kthyer nga Turqia, një jetë unë dhe familja ime ia kemi kushtuar me gjithë atë skamje i rritur nga një nënë malësore, me tërë atë skamje, atdheut. Kolegët e mi e dinë…”, është shprehur Jasharaj.
Ai ka deklaruar se deklarata e Hoxhës është “skajshmërisht e rreme dhe e rëndë”.
“Gjëja më e vogël, nëse ka njerëzi kryeministri është që të reagojë ose nëse kanë fakte për një gjë të tillë, unë do ta lëshoj Kosovën qysh sot”, ka vazhduar ai.
Kryesindikalisti i punëtorëve të arsimit i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të reagojë ndaj kësaj gjuhe linçues dhe dehumanizuese të Elvis Hoxhës.