Do ta publikojmë çdo skandal që na vjen nga Gjykata Speciale

12 janar 2022 | 08:00

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se, ashtu siç kishte thënë edhe Nasim Haradinaj, se do t’i publikojnë të gjitha dokumentet e sjella për Gjykatën Speciale, njësjoj do të veprojë edhe ai.

“Jo që e ka thënë Nasimi, po vazhdimisht e them edhe sot, le të sjellin përsëri jau qes, dhe nuk e ndërrojmë qëndrimin si organizatat e tjera”, tha ai.

“Në qoftë se zyra e Prokurorit të Specializuar i nxjerrë ato CD, që ai person ka thanë se do na t’i sjellë përsëri, ne përsëri do t’i qesim para mediave. Nuk e kemi ndër mend që t’ia fshehim skandalet atyre. Çdo skandal që u del atyre nga zyra ne e publikojmë”, tha Klinaku në Kanal10.

Klinaku ka thënë se nuk e kanë ndër mend të ndalen pavarësisht prej pasojave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autobusi i linjës Prishtinë-Graz (Austri) u aksidentua rreth orës 22:00.…