Do të angazhohem për një Republikë për të gjithë, në të cilën sundon ligji

05 prill 2019 | 12:24

Kandidati për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka thënë se do të angazhohet për një Republikë për të gjithë, në të cilën sundon ligji, e jo individi.

Në një intervistë për “MIA”, Reka ka thënë se ky koncept do të jetë tërheqës për të gjithë qytetarët.

“Unë propozoj vlera universal që deri tani mungonin në jetën politike në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Reka.

Ai ka theksuar se koncepti i republikës është koncept për të gjithë, që nuk përfshinë diskriminime, ndërsa më së paku në baza etnike.

Sipas Rekës, qeverisja e të drejtës është gjëja kryesore.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://mia.mk/2019/04/reka-per-mia-n-do-te-angazhohem-per-nje-republike-per-te-gjithe-ne-te-cilen-sundon-ligji-e-jo-individi/?lang=sq&fbclid=IwAR0izG2TwC3Cy9IpscD7SyqAajJAdECfAvBG9A2826qc4sc_9rDiSLNMndA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brendi i njohuri i pijeve Jaffa Champion më 5 prill…