Do të asfaltohen të gjitha rrugët e fshatit Lumbardhë të Deçanit
06 shtator 2019
| 16:21
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin Sami Cacaj, ekzekutivin komunal, banorë të fshatit Lumbardhë, dhe përfaqësues të kompanisë kontraktuese kanë marrë pjesë në nisjen e punimet për rregullimin e të gjitha rrugëve të këtij fshati.
Ramosaj ka bërë me dije se brenda pak ditëve fshati Lumbardhë nuk do të ketë asnjë rrugë të pa asfaltuar sepse sipas tij në këtë lokalitet është përfunduar edhe kanalizimi i ujërave të zeza.
Këto rrugë në gjatësi mbi 1.5 kilometra janë investim i Komunës së Deçanit dhe Ministrisë së Infrastrukturë, si dhe janë të përfshira në “LOTIN 2”.
/Epoka e re/