“Do të bëjë krenar gjithë jetën”, Kreshnik Ibrahimi me vajzën e tij, viziton varrin e babait të tij dëshmor të kombit
19 qershor 2023
| 01:48
Aktori kosovar, Kreshnik Ibrahimi ditën e diel ka vizituar varrin e babait të tij, dëshmorit të kombit, Gani Brahimaj, në varrezat e Shqiponjës, ish-Jabllanicës, aty ku prehen trupat e dëshmorëve të kombit.
Në llogarinë e tij në Facebook, Ibrahimi ka publikuar edhe fotografi, teksa shihet se këtë vizitë ai e ka bërë me vajzën e tij të vogël.
“Do të bej krenar gjith jeten Babi”, ka shkruar aktori kosovar.
Theksojmë se Kreshniku ka vite që jeton e vepron në Gjermani, e që tash e sa vite është autor dhe producent i emisionit “Ich bin Albaner”.