Do të dal në punë, nuk u bindem vendimeve politike me shkelje ligjore
25 prill 2020
| 08:13
Bedri Istrefi, kryeshefi i shkarkuar i Telekomit nga Bordi i Përkohshëm, ka thënë se ende nuk e ka marrë konfirmimin për shkarkim. “Pasi e përfundova punën shkova në shtëpi. Nga mediat mora njoftim. S’kam njoftim zyrtar për shkarkim. Këtë vendim në zyrat e partive politike, që është shkelje e madhe ligjore, nuk e njoh dhe nuk u bindem vendimeve të tilla politike me shkelje ligjore”, tha ai.
Istrefi përsëriti se do të bëjë kallëzim penal për shkelje ligjore ndaj Rozeta Hajdarit, ministres së MEPTINIS. “Unë do të vazhdoj të dalë në punë si çdo ditë tjetër”, tha ai.
Bordi i Përkohshëm ka caktuar Burbuqe Hanën ushtruese detyre të kryeshefit ekzekutiv të Telekomit.