Do të dëgjohet zëri i secilit anëtar të PDK-së

30 dhjetor 2020 | 08:55

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për mënyrën se si do të propozohen kandidatët për deputetë nga kjo parti. Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se secila degë, nëndegë dhe  anëtar do të vendosë vetë për kandidaturat e PDK-së në listën zgjedhore si dhe për ofertën programore.

“Së bashku Kosovës do t’i japim qeverisjen që meriton. Sot, bashkë me kryetarin e degës, Isni Kilaj, pamë entuziazëm dhe mobilizim të plotë të strukturave të PDK-së në Malishevë. Secila degë, nëndegë, secili anëtar, do të vendosë vetë për kandidaturat e PDK-së në listën zgjedhore, si dhe për ofertën programore. Vendimmarrja do të vijë nga baza dhe zëri i secilit anëtar do të dëgjohet”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Së bashku, Kosovës do t’i japim qeverisjen që meriton! Sot, bashkë me kryetarin e degës, Isni Kilaj pamë entuziazëm dhe mobilizim të plotë të strukturave të PDK-së në Malishevë! Secila degë, nëndegë, secili anëtar, do të vendosë vet për kandidaturat e PDK-së në listën zgjedhore, si dhe për ofertën programore. Vendimmarrja do të vijë nga baza dhe zëri i secilit anëtar do të dëgjohet.

Takimi me strukturat e PDK-së në Prizren, ishte i jashtëzakonshëm. Kryetari i degës, Shaqir Totaj, kryetarët e nëndegëve dhe anëtarët e partisë shprehën optimizëm e entuziazëm të madh për zgjedhjet që po vijnë. Pikërisht zëri i tyre do të jetë vendimmarrës në zgjedhjet e ardhshme. PDK vazhdon të forcohet, sepse së bashku do të forcojmë edhe më tutje shtetin e Kosovës.

Nuk ka si të përmbyllet më mirë kjo ditë e gjatë e takimeve me struktura, se në Has të Prizrenit! Gjithnjë është kënaqësi t’i takoj anëtarët e PDK-së dhe kryetarin e degës, Adem Morina, të cilët po angazhohen që në plotëni të realizojmë synimet tona në shërbim të qytetarëve e vendit. Së bashku, #PDK? forcë serioze për shtetndërtim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër ekipe peshkimi në akull në liqenin Chagan në verilindje…