Do të gjobiteni mbi 2 700 dollarë nëse nuk shëtisni qentë

29 shtator 2019 | 12:57

Pronarët e qenve mund të gjobiten 2 700 dollarë nëse nuk shëtisin kafshët e tyre të paktën një herë në ditë.

Ky ligj funksionon në Australi, kryesisht në zonën “Australian Capital Territory”.

Projektligji për Ndryshimin e Legjislacionit të Mirëqenies së Kafshëve, i cili u miratua si ligj të enjten, vendos një sërë dënimesh të rrepta në një përpjekje për ta përmirësuar mirëqenien e kafshëve.

Pronarët do të përballen me gjoba nëse nuk u sigurojnë kafshëve strehë, ushqim dhe ujë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rregull i ri është miratuar në Rusi. Duhanpirësit rusë…