“Do të jap 500 milionë dollarë për…” Ikona e muzikës përjashton fëmijët nga pasuria e tij
Mick Jagger, frontmeni i Rolling Stones, ka lënë të kuptohet se pasurinë e tij prej 500 milionë dollarësh nuk do tua lërë fëmijëve të tij, por preferon t’i japë për bamirësi.
Mediat e huaja shkruajnë se është fjala për të ardhurat nga shitja e katalogut të Rolling Stones pas vitit 1971.
“Ata nuk kanë nevojë për të jetuar, është më mirë të bëjnë mirë në botë”-tha rockeri 80-vjeçar, në një intervistë me “Wall Street Journal”.
Kujtojmë se Jagger ka tetë fëmijë, më i vogli është Deveraux, i cili është vetëm 6 vjeç, ndërsa më i madhi është Karis, i cili në nëntor do të mbushë 53 vjeç dhe është vajza, të cilën muzikanti e ka pasur me aktoren Marsha Hunt. Më pas është fëmija i dytë Jade, 51 vjeç, me ish-bashkëshorten e tij Bianca Jagger.
Ikona e rock-ut ka edhe katër fëmijë me aktoren e njohur, Jerry Hall. Jagger në fakt nuk ka asnjë synim aktual për të shitur pjesën e tij të të drejtave në katalogun e grupit pas vitit 1971, i cili përfshin shumë nga këngët e tyre më të mëdha, të tilla si “Satisfaction”, “Paint it Black” dhe “Jumpin Jack Flash”, por ai ishte i prirur të nënvizojë se paratë e lidhura me muzikën e tij nuk do të kenë ndonjë ndikim në familjen e tij.
Ndërkaq, statujat e Mick Jagger dhe Keith Richards janë zbuluar në qytetin e tyre të lindjes, Dartford në Mbretërinë e Bashkuar. Skulpturat prej bronzi u projektuan nga artistja Amy Goodman, e cila është një fanse e grupit.