Do të jem i përkushtuar për vendosjen e rendit dhe zbatimin e ligjit
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka bërë me dije se anëtarësimi i Kosovës në Interpol, mirëmbajtja e aspekteve me ndikim në liberalizimin e vizave, përgjegjësitë në raport me MSA-në janë prioritetet e tij si ministër.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se do të jetë i përkushtuar për realizimin e detyrave të Kosovës drejt përafrimit me Bashkimin Evropian.
Mustafa ka pohuar se ndër prioritetet e punën së tij do të jetë luftimi i krimit dhe korrupsionit, luftimi i trafikimit të qenieve njerëzore si dhe luftimi terrorizmit dhe ekstremizmit.
Ai ka deklaruar se Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha agjencitë nën menaxhimin e saj janë të përkushtuara për vendosjen e rendit dhe zbatimin e ligjit.
Rastin e fundit ku djalit të shefit të AKI-së iu gjetën armë dhe narkotikë në veturë ministri Mustafa nuk ka dashur ta komentojë, duke theksuar se janë organët e drejtësisë që do ta thonë fjalën e tyre.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)