Do të jem president i të gjithë amerikanëve

07 nëntor 2020 | 18:59

Rrjeti televiziv amerikan, CNN, ka shpallur kandidatin demokrat, Joe Biden, president të Shteteve të Bashkuara.

Biden ka reaguar shpejt pas lajmit për fitore.

“Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur për të udhëhequr shtetin tonë fantastik. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, mirëpo ta premtoj këtë: Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve – pavarësisht nëse më keni votuar apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

https://twitter.com/joebiden/status/1325118992785223682?s=21

Trump, ende nuk ka pranuar humbjen dhe është zotuar se do ta sfidojë rezultatin në gjykatë.

Fitorja në Pensilvani, me 20 vota të Kolegjit Elektoral, i ka dhënë Bidenit të paktën 273 vota, ndërkohë që shtetet si Arizona, Nevada, Xhorxhia dhe Karolina Veriore ende nuk kanë shpallur fituesit.

Trump është presidenti i parë aktual që humb në procesin e rizgjedhjes, prej kohës së republikanit George H.W. Bush më 1992.

Biden do të inaugurohet si presidenti i 46-të në historinë amerikane më 20 janar 2021.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me triumfin e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve…