Do të jem zëri i rinisë në Kuvendin e Kosovës

01 tetor 2019 | 09:42

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Valon Grabovci, ka thënë se është i nderuar për mundësinë e dhënë që të garojë për deputet nga kjo parti.

Ai ka thënë se nuk ka hezituar që t’i hyjë kësaj gare pasi është rritur me PDK-në, të cilën e ka cilësuar parti shtetformuese.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Grabovci është shprehur i bindur se do të bëhet deputet, duke u zotuar se do të jetë zëri i rinisë në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se interesimet kryesore të tij dhe të PDK-së do të jenë ekonomia dhe rinia. “Përkrahja e rinisë është zotim edhe i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Jam i sigurt që kandidati ynë për kryeministër do t’ia kthejë dinjitetin jo vetëm rinisë, por edhe Kosovës”, ka thënë Grabovci.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protagonistët e protestës studentore të 1 tetorit të vitit 1997…