Do të jem zëri i rinisë në Kuvendin e Kosovës

01 tetor 2019 | 14:35

Valon Grabovci, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se ka qenë i nderuar për besimin që i është dhënë nga kjo parti për të garuar për deputet.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Grabovci ka falënderuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe degën e kësaj partie në Pejë, për ta sfiduar veten në garën për deputet. Grabovci, i cili me profesion është ekonomist, ka thënë se interesimet e tij si politikan do të jenë ekonomia dhe ndërmarrësia.

“Interesimet tona kryesore duhet të jenë ekonomia dhe ndërmarrësia”, ka thënë Grabovci. Më tutje, ai është shprehur i bindur se do ta fitojë garën për deputet.

Në këtë kontekst, Grabovci është zotuar se do të jetë zëri i rinisë në Kuvendin e Kosovës.

“Rinia më shumë se kurrë ka nevojë për përkrahje. Kjo përkrahje nuk do të mungojë. Përkrahja e rinisë është edhe zotim i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Jam i sigurt se kandidati ynë për kryeministër do t’ia kthejë dinjitetin jo vetëm rinisë, por edhe Kosovës”, është shprehur Grabovci, duke ftuar qytetarët e Kosovës, në veçanti rininë, që më 6 tetor ta votojnë PDK-në.

“Vota për PDK-në është votë kundër korrupsionit dhe pro zhvillimit ekonomik. Po ashtu, vota për PDK-në është votë pro orientimit euroatlantik të Kosovës dhe kundër izolimit”, ka deklaruar Grabovci.

“Epoka e re”: Z. Grabovci, për çfarë arsyesh vendoset të garoni për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së?
Grabovci: Fillimisht dua t’ju informoj se jam rritur me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Kontributi i familjes sime, miqve dhe kolegëve, është i lidhur me këtë parti shtetformuese. Po ashtu, familja ime ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës. Babai im ka qenë një ndër të parët që është angazhuar në UÇK, ku edhe ka rënë heroikisht në luftën për liri. Ai tani është hero i Kosovës. Kjo më bën të ndihem krenar dhe të punoj fort për vendin. Përpos babait tim, edhe xhaxhai, Ademi, ka qenë aktivist i rrallë, i cili ishte i angazhuar në të gjitha etapat e rrugëtimit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Ai ka qenë i angazhuar maksimalisht në ilegale, duke bartur funksione të ndryshme. Në funksion të kësaj, xhaxhai im ka qenë i burgosur politik, një ndër themeluesit e aksionit të pajtimeve të gjaqeve dhe një nga themeluesit e UÇK-së e anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Duke e marrë parasysh këtë bagazh të familjes sime, e pas konsultimeve me të, miqtë dhe kolegët, nuk e kam pasur aspak të vështirë të pranoj të garoj për deputet nga radhët e PDK-së. Në këtë drejtim dua ta falënderoj liderin e PDK-së dhe degën e kësaj partie në Pejë, pjesë e secilës jam, për besimin e dhënë në garën për zgjedhjet e 6 tetorit. E kam thënë edhe herëve të tjera, se me profesion jam ekonomist dhe inkuadrimi im në politikë aktive ka për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit. Mendoj se tani është koha që interesimet tona kryesore të jenë ekonomia dhe ndërmarrësia.

 “Epoka e re”: Vetëm ekonomia?
Grabovci: Jo vetëm ekonomia, por edhe rinia. Me fjalë të tjera, zotohem se do të jem zëri i rinisë në Kuvendin e Kosovës. Mendoj se rinisë së Kosovës më shumë se kurrë i duhet hapja e një perspektive e cila do ta mbajë rininë këtu. PDK-ja në këto zgjedhje e ka programin më të mirë për rininë. Këtë program do të insistoj në vazhdimësi që të zbatohet në praktikë. Rinia më shumë se kurrë ka nevojë për përkrahje, dhe kjo përkrahje nuk do të mungojë. Përkrahja e rinisë është edhe zotim i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Jam i sigurt se kandidati ynë për kryeministër do t’ia kthejë dinjitetin jo vetëm rinisë, por edhe Kosovës.

“Epoka e re”: Kur flisni për rininë, si është duke ju pritur elektorati i PDK-së në këtë garë elektorale?Grabovci: Jam i impresionuar me përkrahjen jo vetëm të rinisë, por të çdo kategorie shoqërore kudo që jam duke shkuar. Kohët e fundit kam lëvizur pothuajse në çdo komunë të Kosovës, ku kam takuar qytetarë të sinqertë, punëtorë dhe të cilët e duan vendin e tyre, Kosovën. Nga takimet me qytetarë kam dëgjuar me vëmendje shqetësimet e tyre për të cilat do të angazhohen maksimalisht, që shqetësimet dhe kërkesat e tyre t’i adresojë në rrugë institucionale, duke ofruar zgjidhje konkrete.

“Epoka e re”: Nga këto takime, jeni optimist se do ta fitoni garën për deputet?
Grabovci: Për nga natyra jam optimist, prandaj duke parë gjendjen në terren, besoj fuqishëm se pas 6 tetorit do të jem deputet i Kuvendit të Kosovës. Këtë e them edhe nga takimet me qytetarë dhe nga entuziazmi i tyre për PDK-në dhe për kandidatin tonë për kryeministër, Kadri Veseli.

“Epoka e re”: Cili është mesazhi juaj për qytetarët për zgjedhjet të cilat do të mbahen në këtë javë?
Grabovci: Zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë determinuese se kah do të shkojë Kosova. Duke parë kundërshtarët tonë politikë, mendoj se PDK-ja është larg sa i përket vizionit dhe programit qeverisës për katër vjetët e ardhshëm. Me këtë rast, ftoj qytetarët e Kosovës, pa dallim, të rinj e të moshuar, që ta votojnë PDK-në më 6 tetor. Vota për PDK-në është votë kundër korrupsionit dhe pro zhvillimit ekonomik. Po ashtu, vota për PDK-në është votë pro orientimit euroatlantik të Kosovës dhe kundër izolimit.

Faton DËRMAKU

Image may contain: 1 person

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka marrë lëndime të lehta si pasojë e…