‘Do të jesh cool, rri në shtëpi’, Mariza Ikonomi: Kjo është kënga ime më e re
19 mars 2020
| 00:11
“Do të jesh cool, rri në shtëpi”, kjo është një frazë nga Mariza Ikonomi, e cila thirrjen për të sensibilizuar njerëzit që të qëndrojnë të vetë karantinuar, ka vendosur ta bëjë nëpërmjet kitarës dhe muzikës.
“Rri në shtëpi, do të jetë kënga ime e re”, thotë Mariza në një postim në rrjetet sociale.
Ikonomi është një nga artistet e shumta që kanë marrë përsipër që të bëjnë thirrje nëpërmjet artit që izolimi është mënyra e vetme që këto ditë të vështira të marrin fund sa më shpejt.