Do të kërkojmë debat parlamentar për të krijuar fondin për financimin e ushtrisë

28 shkurt 2022 | 12:50

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të kërkojë debat parlamentar për sigurinë e vendit. Këtë e ka bërë me dije shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai ka thënë se ndër pikat që pritet të diskutohen janë edhe strategjia e re e sigurisë së vendit dhe fondi për financimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ndër temat që adresova në kryesi është kërkesa për debat parlamentar për siguri. Si AAK kemi adresuar disa çështje, strategjinë e re të sigurisë së vendit, që lidhet me anëtarësimin në NATO, fondin për financimin e ushtrisë sonë. Jemi duke diskutuar se si duhet të jetë qasja dhe trajtimi i kësaj teme për seancën e ardhshme që është të enjten”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj i dhanë fund lidhjes vetëm…