“Do të luftoja kundër Shqipërisë”, Nexhmedin Spahiu sqaron deklaratën e tij

08 prill 2025 | 21:40

Analisti Nexhmedin Spahiu në hyrje të emisionit Pressing dha sqarimin e tij për një deklaratë të mëparshme për të cilën tha se mori reagime të shumta.

Në sqarimin e bërë, Spahiu tha:

“Në një pyetje që më është shtruar se a do ta mbroja Kosovën në rast se sulmohet nga Shqipëria dhe përgjigja ime ke po. Unë u habita nga reagimet, në mësin e tyre, policë, usharakë, deputetë, duke më sharë. Duhet të jetë e tmerrshme, deputeti është deklaru me mbrojtë Kosovën, ushtarakët e policët po ashtu, aty nuk shkruan që unë do ta mbroj Kosovën përveç nëse sulmohet nga Shqipëria. Por do ta mbroj nga çdo kush që e sulmon”, tha Spahiu.

“Kanë ardhë reagime, është e turpshme”, vlerësoi Spahiu.

“Reagimi erdhi edhe nga deputeti i partisë në pushtet”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i PDK-së, Hisen Berisha teksa fliste rreth zhvillimeve VV-LDK,…