Do të publikohen video të figurave të rëndësishme duke kremtuar në villat e Rajdoçiqit
11 tetor 2024
| 08:20
Ministri i Bujqesisë, Faton Peci, ka bërë një paralajmërim në një emison live, se do të shfaqen video dhe fotografi të figurave të rëndësishme institucionale të Kosovës se si kanë festuar në villat e Milan Rajdoçiqit.
“Shumë shpejt do të dalin video dhe fotografi të figurave të rëndësishme institucionale të Kosovës duke kremtuar në vilën e Radoiçiqit”, tha peci në ATV.
Peci, ndër të tjera, tha se nuk i ka parë ato video, vetëm se ka dëgjuar në Kuvend se ato do të shfaqen.