Do të restaurohet kulla e Ramë Bllacës
05 shkurt 2019
| 15:54
Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se do të restaurohet shtëpia kullë e veprimtarit Ramë Bllaca.
Ai ka thënë se me restaurimin e kësaj kulle do të rritet edhe numri i vizitorëve të cilët do të mund ta njohin për së afërmi historinë e veprimtarit Bllaca.
“Angazhimi ynë është serioz dhe jemi të interesuar që ai projekt të përfundoj dhe të ketë respektin e merituar, duke qenë i vizituar në të ardhmen nga gjeneratat e ardhshme dhe turistët, për tu njohur me historinë tonë”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/