Do të të dua deri në fund të jetës sime

12 shkurt 2021 | 16:10

Prej disa muajsh, Genta Ismajli dhe partneri i saj Usta, janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Ata herë pas here postojnë në rrjetet sociale fotografi e video ku tregojnë se janë shumtë të dashuruar dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Madje duket se Usta “lë kokën” pas këngëtares së njohur shqiptare. Ai së fundmi ka bërë një dedikim shumë emocionues dhe romantik.

“Jeta ime është e shkëlqyer sepse ti je me mua, më bën të lumtur edhe nëse ndihem i trishtuar dhe i lodhur. Buzëqeshja jote e bën jetën time të bukur dhe falë teje e gjithë errësira zhduket. Të dua sepse dashuria jote më çmend. Unë do të të dua deri në fund të jetës sime dhe dua të jem me ty gjithë jetën time”, shkruan Usta në postimin e tij në “Instastory”.

Kujtojmë se Usta dhe Genta janë njohur me njëri-tjetrin në Kosovë, gjatë një darke me miq të tyre të përbashkët. Lidhja e tyre tashmë është konsoliduar dhe këngëtarja ka shprehur hapur dëshirën që këtë vit të organizojnë një dasmë për të kurorëzuar dashurinë e tyre.

Partneri turk “çmendet” pas Genta Ismajlit: Do të

Partneri turk “çmendet” pas Genta Ismajlit: Do të

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florjet Vllasi shpalle te pavlefshme Diplomen e Sh.M.L "Dardania" Hani…