Do të vij në Kosovë dhe ta votoj Qeverinë e Kosovës

07 maj 2020 | 11:12

Kryetari i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli, është lajmëruar nga Zvicra. Ai ka thënë se do të kthehet prapë në Kosovë për ta votuar qeverinë e re.

Nga shtëpia e vet në Zvicër, në një intervistë për “Euronews Albania”, Pacolli ka thënë se do të rikthehet në Kosovë nëse Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë LDK-së që ta formojë qeverinë.

“Unë jam deputet dhe, pa marrë parasysh kërcënimet që m’i bëjnë, e keni parë edhe kërcënimin e Sveçlës që, nëse shkoj në Kuvend, do të më arrestojnë, unë do të shkoj [të votojë qeverinë] për arsye se është obligim imi ngaqë jam deputet i zgjedhur nga qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Por, edhe pse pohoj se do t’i jap votën qeverisë se LDK-së me partnerë, ai tha nuk do të jetë pjesë e koalicionit me ta. I pyetur nëse ka kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe nëse kjo është arsyeja pse nuk është marrë vesh me Isa Mustafën, ai e mohoi këtë, duke shtuar se ka mundur të zgjedhë, por vendimi i tij është që mos të bëhet pjesë e kësaj qeverie.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë…