Do të zëvendësohet nga Argita në drejtimin e PD-së? Berisha befason me përgjigjen e tij

23 qershor 2024 | 22:29

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur në lidhje me aludimin se zëvendësuesi i tij në drejtimin e PD do të jetë e bija, Argita Berisha.

Nëse fëmijët e tij do të kenë synim të marrin drejtimin e PD, ato sipas Berishës duhet që t’u nënshtrohen proceseve të votimit brenda partisë.

“Nuk mund të përdorin trashëgiminë familjare. Nëse kanë dëshirë të ndjekin hierarkinë dhe ngjitjen në PD duhet t’u nënshtrohen proceset demokratike për votimin brenda PD si gjithë të tjerët”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Luiz Ejlli është një nga personazhet më të dashur…