Do t’i kemi më shumë se 15 deputetë
10 shtator 2019
| 08:34
Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi, ka bërë me dije se koalicioni Nisma – AKR do t’i ketë më shumë se 15 deputetë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo do të ndodhë për faktin se këto dy parti politike kanë qeverisur mirë dhe ndershëm në këtë mandat qeverisës.
Matoshi ka vlerësuar se koalicioni Nisma – AKR do të jetë subjekt përcaktues për krijimin e qeverisë së ardhshme.
Ai ka folur edhe për largimet e fundit nga AKR-ja, duke thënë se ato nuk do të kenë asnjë ndikim në këtë subjekt politik.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)