‘Do t’i mungojë skenës mediale dhe politike të Kosovës statura e origjinale e Ramush Tahirit’

13 gusht 2021 | 22:23

Për vdekjen e politologut Ramush Tahiri ka shkruar edhe kryetari i LB-së, Valon Murati.

Ai ka thënë se Ramush Tahiri ka qenë ndër mendjet më të kthjellëta politike në Kosovë.

“Ka pasur një bagazh me plotë përvojë edhe praktike dhe mendimi i tij politik ka qenë racional e jo i ndikuar nga politikat ditore. Do t’i mungojë skenës mediale dhe politike të Kosovës statura e tij origjinale, qasja jo konfrontuese dhe mendimi i tij i thellë politik. Familjes e miqve ngushëllimet më të sinqerta. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Vdes analisti politik Ramush Tahiri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një telegrami…