Do t’i ushqejmë kafshët me njëra-tjetrën

15 prill 2020 | 10:50

Drejtorët e një kopshti zoologjik në Gjermani kanë thënë se mund t’i ushqejnë disa kafshë me kafshë të tjera për shkak të mungesës së fondeve në kohën e pandemisë.

Verena Kaspari, punëtore në kopshtin zoologjik në Neumunster, i tha gazetës “Die Welt”: “Nëse vjen puna deri aty, do të jem e detyruar t’i mbys kafshët me eutanazi e të mos i lë të ngordhin nga uria. Në rastin më të keq, do të jemi të detyruar t’i ushqejmë disa kafshë me kafshë të tjera”.

Ajo shtoi se ky veprim do të ishte i pakëndshëm, por kopshti nuk mbulohet nga fondi emergjent i shtetit për biznese të vogla. Vetëm në muajin e fundit kopshti i ka humbur 175 000 euro në të hyra për shkak të mungesës së vizitorëve.

Kopshtet zoologjike të Gjermanisë janë bërë bashkë për të kërkuar 100 milionë euro ndihmë nga qeveria dhe donacione nga qytetarët, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Shoqata Kombëtare e Kopshteve Zoologjike tha se kopshtet zoologjike, ndryshe nga shumë biznese të tjera, nuk mund të mbyllen për ta zvogëluar koston e shpenzimeve, sepse kafshët duhet të ushqehen përditë dhe hapësirat për kafshët tropikale duhet të ngrohen në mbi 20 gradë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni i plazhit në shumë vende nis në prill, në…