
‘Do vish me mua tani’! Burri tenton të rrëmbejë 8-vjeçarin pranë shkollës fillore
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Austri ,duke shkaktuar panik dhe frikë.
Mësohet se prindërit dhe mësuesit në lagjen Donaustadt të Vjenës kanë ngritur alarmin pas një tentative për rrëmbim të fëmijëve pranë shkollës fillore “Oberdorfstrase”. Mediat vendase raportojnë se një burrë u afrua pranë një djali 8-vjeçar, e kapi prej krahu dhe tentoi ta rrëmbente.
Fatmirësisht, fëmija ka arritur të largohet në kohë, e më pas i tregoi policisë se autori i ishte drejtuar me fjalët: “Ti do vish me mua tani”.
Vrasja e Saman Abbas/ Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për 5 familjarët: Veprim çnjerëzor dhe barbar
Incidenti vjen pas një rasti të ngjashëm pranë shkollës fillore “Wulzendorfstraße” dhe tre të tjerëve të raportuar në “Neubau” që nga shkurti. Shkollat paralajmërojnë prindërit dhe inkurajojnë fëmijët të udhëtojnë në grup. Policia rekomandon t’u mësojë fëmijëve se si të vendosin kufijtë dhe të kërkojnë ndihmë në situata të rrezikshme.