Doarsa Kica i përgjigjet Valon Sylës: Ata që e kuptojnë, e kuptojnë

01 prill 2025 | 22:35

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, i është kundërpërgjigjur analistit Valon Syla, pas kritikave të tij ndaj saj në një postim në Facebook.

Në një përgjigje nga bota e Harry Potter, Kica ka ironizuar me deklaratat e Sylës, duke e quajtur atë “Sllitherini Valon Malfoy”.

“Një përgjigje Harry Potter-e për poterën e PDK-së: Unë, Hermiona Grejnxher e LDK-së, e vendos nën ‘Ridikkulus spell’ Sllitherinin Valon Malfoy. Ata që e kuptojnë – e kuptojnë,” ka shkruar Kica në një postim në Facebook.

Ky reagim vjen pas një shkrimi të Sylës, i cili e kishte ironizuar Kicën për kritikat e saj ndaj analistëve, duke e quajtur “Doarsa Harry Potterka Kica”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Valon Syla ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së…