Doarsa Kica jep dorëheqje nga “GUXO”
13 gusht 2022
| 12:44
Doarsa Kica-Xhelili njëra nga deputetet më aktive brenda grupit parlamentar të VV-së ka dhënë dorëheqje nga Lista Guxo, kanë bërë të ditura burime të Paparacit brenda kësaj liste.
Bazuar në këto burime, tashmë edhe aktivistët kanë mësuar për dorëheqjen e deputetes që ishte parë si njëra nga figurat qendrore te partia “Guxo”, madje mësohet se ka pakënaqësi te mëdha dhe mundësi që një pjesë e tyre të tërhiqen pas dorëheqjes së Kica Xhelilit.
Paparaci ka tentuar të marr një përgjigje nga deputetja, Doarsa Kica- Xhelili por që e njëjta nuk ka qenë e çashme.
Doarsa- Xhelili i ishte bashkuar e Iniciativës së Vjosa Osmanit në listën “GUXO”, dhe garoi në listën e LVV-së në zgjedhjet e fundit.